DYLON

Komandanti i FSK-së mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të komandës së USAREUR-AF

Komandanti i FSK-së mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të komandës së USAREUR-AF
Avatar photo Redaksia

Me ftesë të Komandantit Suprem të Forcave Aleate në Evropë (SACEUR) dhe Komandant i Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM), Gjeneral Alexus G. Grynkewich, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjeneral Jashari, ka marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të Komandantit të Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë (USAREUR-AF) Gjeneral Christopher T. Donahue.

Gjatë takimit, GLT Jashari shprehu vlerësimin e tij të lartë për lidershipin e gjeneralit Donahue në drejtimin e kësaj komande me rëndësi strategjike për Evropën, duke e falënderuar njëherësh për mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe për kontributin e tij në avancimin e bashkëpunimit ndërmjet forcave tona.

EkoHigjiena

Në anën tjetër, gjeneral Donahue e falënderoi gjeneral Jasharin për pjesëmarrjen në ceremoni dhe për bashkëpunimin e ngushtë dhe të suksesshëm gjatë kësaj periudhe, me theks të veçantë në zgjerimin e aktiviteteve të përbashkëta, përfshirë trajnimet dhe ushtrimet e realizuara, të cilat kanë kontribuar në forcimin e ndërveprueshmërisë dhe partneritetit ndërmjet dy forcave.

Gjatë ceremonisë KOMFSK takoi edhe homologë të vendeve partnere të NATO-së, pjesëmarrës në këtë ceremoni. Gjithashtu, takoi edhe zëvendëskomandantin dhe ushtruesin e detyrës së Komandantit të USAREUR-AF Gjeneralmajor Christopher Norrie, me të cilin u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe aktiviteteve të përbashkëta.

Në përmbyllje të ceremonisë, palët rikonfirmuan përkushtimin e përbashkët për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe Komandës së USAREUR-AF), duke vlerësuar se partneriteti i qëndrueshëm strategjik, avancimi i bashkëpunimit dhe zhvillimi i mëtejmë i kapaciteteve mbrojtëse të forcës janë thelbësore për forcimin e sigurisë, ruajtjen e stabilitetit dhe promovimin e paqes së qëndrueshme në Kosovë dhe më gjerë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.