DYLON

Komandanti i FSK-së mirëpret në takim Shefin e Shtabit të FARSH

Komandanti i FSK-së mirëpret në takim Shefin e Shtabit të FARSH
Avatar photo Redaksia
Gjatë këtij takimi, të dy gjeneralët i dhuruan fituesëve të garës së “ushtarit më të mirë“ certifikatat, ku me këtë rast uruan fituesit për suksesin e arritur dhe shprehën konsideratë të lartë për angazhimin dhe punën e tyre

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në një takim vëllazëror Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjenerallejtënant Arben Kingji.

Fillimisht, Gjeneral Jashari e falënderoi Gjeneral Kingjin për vizitën në FSK, gjithashtu e përgëzoi për rolin e tij në udhëheqjen e FARSH-it, si dhe për mbështetjen dhe përkrahjen vëllazërore ndaj FSK-së. Po ashtu, u diskutuan zhvillimet aktuale në fushën e sigurisë dhe roli i FSK-së në garantimin e sigurisë së Kosovës, si një kontribuues i rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit rajonal.

EkoHigjiena

Gjatë këtij takimi, të dy gjeneralët i dhuruan fituesëve të garës së “ushtarit më të mirë“ certifikatat, ku me këtë rast uruan fituesit për suksesin e arritur dhe shprehën konsideratë të lartë për angazhimin dhe punën e tyre.

Në fund të dy gjeneralët u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit edhe më tutje ndërmjet dy forcave të armatosura në funksion të ngritjes dhe afirmimit të sigurisë rajonale dhe më gjerë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.