DYLON

Komandanti i FSK-së mirëpret në takim anëtarët e Komitetit Ushtarak të NATO-s

Komandanti i FSK-së mirëpret në takim anëtarët e Komitetit Ushtarak të NATO-s
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiral Giuseppe Cavo Dragone dhe Kryetarin i Komitetit Ushtarak të Bashkimit Evropian, Gjeneral Seán Clancy.

Fillimisht Gjeneral Jashari iu uroi mirëseardhje delegacionit të udhëhequr nga Admiral Dragone dhe Gjeneral Clancy, me që rast i njoftoi për zhvillimet aktuale brenda forcës, me theks të veçantë mbështetjen e FSK-së në kuadër të operacioneve ndërkombëtare. Gjithashtu u diskutua edhe për të arriturat e deritashme të FSK-së, ku u theksua nevoja për avancimin e bashkëpunimit në aktivitetet e përbashkëta, në mes të FSK-së dhe organizatave respektive.

EkoHigjiena

Gjatë takimit u vlerësua lartë zhvillimi dhe kontributi i FSK-së në kuadër të këtyre aktiviteteve, si dhe u adresuan nevojat për bashkëpunim në sferat me interes të përbashkët. Poashtu, u vlerësua kontributi i KFOR dhe NALT në mbështetje të forcës.

Në fund të takimit, palët u zotuan për vazhdimin dhe rritjen e bashkëpunimit korrekt dhe profesional në realizimin e përbashkët të aktiviteteve të ndryshme. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.