DYLON

Komandanti i FSK-së mirëpret delegacionin britanik të udhëhequr nga ambasadori britanik në Kosovë

Komandanti i FSK-së mirëpret delegacionin britanik të udhëhequr nga ambasadori britanik në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim delegacionin britanik të udhëhequr nga ambasadori britanik në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves

Fillimisht Gjenerallejtënant Jashari e njoftoi ambasadorin Hargreaves për të arriturat e FSK-së, aktivitetet, operacionet dhe planifikimet për të ardhmen. Gjeneral Jashari falenderoi Ambasadorin për mbështetjen nga Britania e Madhe për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së në të gjitha fazat e zhvillimit të saj.

EkoHigjiena

Diskutimi u përqendrua tek situata aktuale e sigurisë në vendin tonë, rajon dhe më gjerë. Poashtu palët u pajtuan për bashkëpunim profesional në fushën e arsimit, edukimit dhe zhvillimit professional të liderëve dhe njësive të ndryshme të FSK-së në ngritjen e profesionalizmit dhe kapaciteteve operacionale.

Në fund të takimit ambasadori britanik falenderoi Gjeneral Jasharin për lidershipin e treguar në udhëheqjen e proceseve të ndryshme në zhvillimin e FSK-së. Në fund palët u zotuan për ngirjen e bashkëpunimit të ndërsjellë në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.