DYLON

Komandanti i FSK-së merr pjesë në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it

Komandanti i FSK-së merr pjesë në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it
Avatar photo Redaksia

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në Ceremoninë e Ndërrimit të Komandës në Komandën Rajonale-Lindje (RC-E), në kuadër të KFOR, ku KFOR 34 e udhëhequr nga Kolonel Peter D. Helzer dhe Rreshter Major John K. Zagyva, ia dorëzuan komandën KFOR 35 të udhëhequr nga Kolonel Jonathan D. Lloyd dhe Rreshter Major Somkid M. Kimball.

KOMFSK, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari falënderoi Komandantin në largim të Komandës Rajonale-Lindje, Kolonelin Peter Helzer, për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë mandatit të tij.

EkoHigjiena

Njëkohësisht, KOMFSK i uroi suksese Kolonelit Jonathan D. Lloyd në detyrën e re si Komandant i Komandës Rajonale-Lindje si dhe shprehu gatishmërinë për avancimin e bashkëpunimit në mes të FSK-së dhe Komandës Rajonale-Lindje. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.