DYLON

Komandanti i FSK-së ligjëroi para studentëve të Universitetit “Isa Boletini”

Komandanti i FSK-së ligjëroi para studentëve të Universitetit “Isa Boletini”
Avatar photo Redaksia

Në Universitetin e Mitrovicës „Isa Boletini“ në organizim të dekanatit të Fakultetit Juridik-UMIB, sot komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, para studentëve dhe stafit akademik, përfshirë të gjitha njësitë akademike, mbajti një ligjëratë me temën: Të arriturat e përgjithshme të FSK-së, transformimi si dhe e ardhmja e FSK-së.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, përshëndeti studentët dhe stafin akademik, duke i uruar për aprovimin e tri ligjeve bazë për transformimin e FSK-së dhe Ministrinë e Mbrojtjes, me që rast ai falënderoi angazhimin e ushtarëve dhe oficerëve të FSK-së, partnerët strategjik, veçanërisht SHBA-të, po ashtu me theks të veçantë ata që kontribuuan më së shumti për të ardhur kjo ditë; dëshmorët e rënë, familjet e dëshmorëve dhe luftëtarët e UÇK-së.

Duke falënderuar për kontributin e të gjithë aktorëve relevantë dhe parlamentarët për aprovimin e tri ligjeve, ai theksoi se qëllimi dhe synimi ynë, është ta ndërtojmë një forcë që është në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë. Synimi ynë është që FSK-ja me mision të ri, në të ardhmen të jetë forcë paqeruajtëse. Gjeneral Rama, më tej, shtoi se nuk është qëllimi ynë ta rrezikojmë dikë, dhe mbi bazën e këtij parimi, kemi pasur këto dy vitet e fundit, angazhim të madh njoftues në kryeqytet më të mëdha evropiane, ku qëllimi dhe synimi ynë ishte njoftimi për së afërmi me procesin e transformimit të FSK-së.

EkoHigjiena

Objektiv i ynë është të jemi pjesë e strukturave të NATO-s, dhe jemi duke e ndërtuar FSK-në mbi bazën e standardeve të NATO-s. Duke folur për shkollimin, trajnimet e pjesëtarëve të FSK-së, gjeneral Rama tha se djemtë dhe vajzat e FSK-së, kudo që kanë marrë pjesë kanë qenë më të mirët, duke numëruar shtetet si: SHBA-të, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Maqedoninë, Kroacinë, Turqinë, Shqipërinë, etj. Këto rezultate janë arritur vetëm falë përkushtimit, disiplinës dhe punës këmbëngulëse.

Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me NATO-n, ne kemi një ekip Këshillues në FSK, me të cilët bashkëpunojmë ngushtë dhe çdo gjë e bëjmë mbi bazën e standardeve të NATO-s. Ai shtoi se me NATO-n/KFOR-in, marrin pjesë në ushtrime të përbashkëta të cilat mbahen nga KFOR-i ose nga FSK-ja. Ne jemi shumë mirënjohës për ndihmën e dhënë nga NATO dhe KFOR-i.

Në fund nga studentët dhe stafi akademik ju parashtruan shumë pyetje komandantit të FSK-së, gjeneral Ramës, që kishin të bënin me inkuadrimin e të rinjve në radhët e FSK-së, me mundësitë e shkollimit, trajnimit dhe perspektivën.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.