DYLON

Komandanti i FSK-së ka pritur në vizitë zyrtare Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës (GKA)

Komandanti i FSK-së ka pritur në vizitë zyrtare Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës (GKA)
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në vizitë zyrtare Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare së Ajovës (GKA), Gjeneral Major Stephen Osborn.

Fillimisht Gjeneral Jashari e njoftoi me aktivitetet aktuale të FSK-së, procesin e përgatitjes për validim, si dhe vlerësimet e larta dhe mësimet e mësuara pas trajnimit të përbashkët që është realizuar në JRTC. Ndërsa në anën tjetër GM Osborn është shprehur i kënaqur për aktivitetet e përbashkëta të realizuara deri tani, si dhe procesin e planifikimit për të ardhmen.

EkoHigjiena

Gjithashtu, ata vlerësuan lartë bashkëpunimin e shkëlqyer në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Ajovas, përkatësisht FSK dhe GKA, si një storie suksesi i një bashkëpunimi të frytshëm, i cili së fundmi ka avancuar në një nivel tjetër, me planifikimin e përbashkët për një periudhë 3 vjeçare.

Gjenerali Osborn shprehu mirënjohjen e tij ndaj Gjeneral Jasharit dhe personelit të FSK-së për pritjen e ngrohtë, duke theksuar kënaqësinë për progresin e dukshëm që po realizohet në të gjitha fushat. Ai gjithashtu riafirmoi mbështetjen e tij të palëkundur në rrugën drejt arritjes së qëllimeve strategjike, si dhe në zhvillimin e kapaciteteve operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përmbushjen e detyrave kushtetuese dhe ligjore.

Sipas agjendës së përbashkët, GLT Jashari dhe GM Osborn do të marrin pjesë në konferencën e Kartës së Adriatikut A-5, që do të realizohet në Tiranë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.