DYLON

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, në vizitë zyrtare në SHBA

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, në vizitë zyrtare në SHBA
Avatar photo Redaksia

Gjeneral Rama pritet në takim nga anëtarja e Komitetit të Forcave të Armatosura në Senatin e SHBA-së,  Senatorja Joni Ernst

Me ftesë zyrtare, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama është duke zhvilluar vizitë në SHBA. Në vazhdën e vizitës së tij në Washington, DC, gjeneral Rama ka takuar anëtaren e Komitetit të Forcave të Armatosura në Senatin e SHBA-së,  Senatoren Joni Ernst.

EkoHigjiena

Me këtë rast, gjeneral Rama ka falënderuar senatoren Ernst për bashkëpunimin dhe mbështetjen e madhe të SHBA-së dhënë për Kosovën dhe FSK-në në vazhdimësi. Në veçanti falënderoi për mbështetjen e dhënë për procesin e tranzicionit dhe zbarkimin e trupave të FSK-së në Kuvajt.  Gjithashtu, në këtë takim, gjeneral Rama njoftoi senatoren Ernst për zhvillimin dhe të arriturat e FSK-së.

Duke pasur parasysh që senatorja Ernst vjen nga shteti i Iowa-s, u diskutua edhe për bashkëpunimin në mes të FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s, dhe mundësinë e rritjes së këtij bashkëpunimi të shkëlqyeshëm. Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe rreth situatës së sigurisë në rajon, si dhe rrugën përpara për integrim në strukturat euroatlantike.

Senatorja Ernst e përgëzoi Gjeneral Ramën për suksesin e arritur në  zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve të FSK-së dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes së SHBA-së në procesin zhvillimor të FSK-së. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.