DYLON

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim njoftues Ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë, Tunç Angili

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim njoftues Ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë, Tunç Angili
Avatar photo Redaksia

Gjeneral Jashari i uroj mirëseardhje dhe suksese në punë Ambasadorit Angili dhe e falënderoj për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për Republikën e Kosovës dhe FSK-në në veçanti. Gjeneral Jashari edhe një herë shprehi ngushëllimet më të sinqerta për viktimat dhe të prekurit nga kjo fatkeqësi.

Ambasadori Angili falënderoj FSK-në dhe Gjeneral Jasharin për reagimin e shpejtë në mbështetje të autoriteteve turke pas tërmeteve në pjesën juglindore të Turqisë duke çmuar lartë sakrificën dhe profesionalizmin e pjesëtarëve të FSK-së, për të shpëtuar jetë njerëzish. Ambasadori zyrtarisht dorëzoj letrën e falënderimit te Gjeneral Jashari. Po ashtu, ai u zotua për bashkëpunimin të ngushtë ndërmjet dy vendeve tona.

EkoHigjiena

Për mbështetje në koordinim të operacionit të kontingjentit të FSK-së, në operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi, Gjeneral Jashari ndau mirënjohje për Atasheun Ushtarak të Turqisë në Kosovë Kolonel Akif Kahraman dhe ndihmësin e tij, z. Guney Kupa. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.