DYLON

Komandanti i FSK-së. Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim mirëseardhës komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaş

Komandanti i FSK-së. Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim mirëseardhës komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaş
Avatar photo Redaksia

Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim mirëseardhës komandantin e KFOR-it Gjeneral Major Özkan Ulutaş

Fillimisht Gjeneral Jashari shprehu mirëseardhje Gjeneral Major ULUTAŞ dhe e uroi për detyrën komandantit të KFOR-it, duke i dëshiruar sukses në këtë detyrë të rëndësishme.

EkoHigjiena

Gjatë takimit ata diskutuan për zhvillimet e fundit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke përfshirë trajnimet, stërvitjet, sfidat, operacionet dhe aktivitetet e tjera të saj. Poashtu, u fol edhe për situatën aktuale të sigurisë vendore dhe rajonale, si dhe për sfidat e përbashkëta me të cilat përballen.

Në takim u diskutua gjithashtu edhe për bashkëpunimin e deritanishëm në mes të FSK-së dhe KFOR-it, si dhe u theksua rëndësia e thellimit të këtij bashkëpunimi, i cili do të kontribuojë në forcimin e paqes dhe sigurisë si në Kosovë, ashtu edhe në rajon. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.