DYLON

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Komandantin e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, Gjeneral Christopher Donahue

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Komandantin e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, Gjeneral Christopher Donahue
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Komandantin e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë Gjeneral Christopher Donahue.

Komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë (U.S. Army Europe and Africa) Gjeneral Christopher Donahue vizitoi Forcën e Sigurisë së Kosovës, me këtë rast u prit në takim nga Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (KOMFSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

EkoHigjiena

Fillimisht Gjeneral Jashari e njoftoi Gjeneralin Donahue mbi të arriturat e FSK-së, situatën aktuale dhe planifikimet për të ardhmen. Pastaj gjatë takimit u diskutua në përgjithësi mbi sfidat globale të sigurisë dhe në veçanti mbi sfidat rajonale.

Ndërsa Gjeneral Donahue e përgëzoi Gjeneral Jasharin për lidershipin e treguar gjatë proceseve dhe sfidave të ndryshme në të cilat ka kaluar Republika e Kosovës në përgjithësi dhe Forca e Sigurisë së Kosovës në veçanti. Gjithashtu Gjeneral Donahue konfirmoi mbështetjen e tij për rrugëtimin e përbashkët drejt arritjes së objektivave strategjike.

Në fund të dy gjeneralët diskutuan për investimet në projektet e përbashkëta me interes reciprok të ushtrisë Amerikane dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilat ndikojnë në rritjen e sigurisë rajonale dhe më gjerë.

Ky takim konfirmon edhe një herë partneritetin e fuqishëm ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.