DYLON

Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Komandantin e KFOR-it dhe Drejtorin e NALT-it

Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Komandantin e KFOR-it dhe Drejtorin e NALT-it
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani dhe Drejtorin e NALT-it (Ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s) Gjeneral Brigade Dr. Sven Lange.

Gjeneral Jashari fillimisht e njoftoi Gjeneralin Barduani për zhvillimet në FSK, trajnimet, stërvitjet, operacionet dhe aktivitetet e tjera të FSK-së. Gjithashtu u diskutua edhe për situatën aktuale të sigurisë vendore dhe rajonale.

EkoHigjiena

Në fund të takimit gjeneralët diskutuan edhe për bashkëpunimin e tanishëm në mes të FSK-së dhe KFOR-it dhe u zotuan që të bashkëpunojnë tutje, në të mirë të sigurisë dhe paqes në vend dhe rajon. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.