DYLON

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi
Avatar photo Redaksia

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot në takim zyrtar ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozin, të shoqëruar nga atasheu i mbrojtjes së Shqipërisë në Kosovë, kolonel Altin Kurti.

Me këtë rast, ambasadori Minxhozi i uroi detyrën e re Gjeneral Jasharit, duke theksuar se bashkëpunimi i fuqishëm vëllazëror në mes të dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë do të vazhdojë edhe më tutje.

EkoHigjiena

Gjeneral Jashari në këtë takim theksoi se përvojat e Shqipërisë si një vend anëtar i NATO-s do të jenë të dobishme për Republikën e Kosovës drejtë objektivit të saj në integrimin në organizatat euroatlantike në përgjithësi dhe zhvillimit dhe avancimit të FSK-së në veçanti.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.