DYLON

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Ben Corell

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Ben Corell
Avatar photo Redaksia

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Ben Corell.

EkoHigjiena

Me këtë rast, Gjeneral Jashari i shprehu mirënjohjen e lartë për mbështetjen e pazëvendësueshme dhe jetike të Ushtrisë Amerikane në përgjithësi dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s në veçanti, për ndërtimin, zhvillimin dhe forcimin e aftësive dhe kapaciteteve Operacionale të FSK-së.

Në vazhdim, Gjeneral Jashari e njoftoi Gjeneralin Corell, me të arriturat e deritashme, aktivitetet në proces dhe objektivat e tij operacional për të ardhmen.

Gjithashtu, ai e njoftoi me vizionin e tij dhe aktivitetet e projektuara në kuadër të partneritetit të ngushtë me Gardën Kombëtare të Iowa-s, duke potencuar se për të gjitha do të ketë mundësi të konkretizohen edhe në nivel të dy delegacioneve në vizitën e ardhshme të tij në SHBA, me ftesë të Gjeneral Corell.

Nga ana e tij, Gjeneral Corell, shprehu vlerësimin e lartë për vizionin e Gjeneral Jasharit dhe lidershipin e tij aktual dhe atë të dëshmuar edhe në përgjegjësitë e kaluara.

Gjithashtu, ai ofroi Gjeneral Jasharit bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e plotë në funksion të realizimit të objektivave operacional, në mënyrë që FSK të arrijë në mënyrën sa më të efektshme të realizoj procesin e tranzicionit, krahas procesit rekrutues, pajisjes, pastaj procesit arsimor, stërvitor dhe games së operacioneve brenda dhe jashtë vendit.

Në fund Gjeneral Corell takoi edhe pjesëtarët e kontingjentit të FSK-së, pjesëmarrës në operacionin e parë paqeruajtës dhe stabilitetit jashtë vendit të FSK-së në bashkë-zbarkim me forcat amerikane të Gardës Kombëtare të Iowa-s, në Kuvajt.

Me këtë rast, me motivacion për performancën e lartë profesionale, angazhimin me përgjegjësi të lartë si dhe shërbimin vetëmohues, i nderoi me simbolin ushtarak të tij.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.