DYLON

Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneral Major Stephen E. Osborn

Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneral Major Stephen E. Osborn
Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot me ceremoni të larta ushtarake në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, Gjeneral Majorin Osborn, Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë.

Me këtë rast Gjeneral Jashari i ndau Gjeneralit Osborn Medaljen për Shërbim Vetëmohues, në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe përkushtimin e tij në forcimin e partneritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.

EkoHigjiena

Partneriteti ndërmjet FSK-së dhe GKA-së, i ndërtuar ndër vite mbi besimin, profesionalizmin dhe vlerat e përbashkëta, mbetet një dëshmi e fuqishme e bashkëpunimit dhe miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kosova dhe SHBA – partneritet i përhershëm! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.