DYLON

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari mirëpret Komandantin e Forcave Tokësore të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral brigade Arben Kingjin

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari mirëpret Komandantin e Forcave Tokësore të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral brigade Arben Kingjin
Avatar photo Redaksia

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka  falënderuar  Gjeneral Kingjin për vizitën dhe njëkohësisht i ka shprehur mirënjohjen për angazhimin e tij për ngritjen e bashkëpunimit midis dy ushtrive.

Në takim janë diskutuar fushat e bashkëpunimit me qëllim të rritjes së numrit të aktiviteteve bilaterale mes FARSH-it dhe FSK-së duke përfshirë trajnimin, edukimin, ushtrimet e përbashkëta si dhe aktivitete  të tjera me ushtritë e shteteve mike.

EkoHigjiena

Gjeneral Jashari me këtë rast ka deklaruar se Shqipëria dhe FARSH-i si anëtarë të NATO-s, janë partner i rëndësishëm i Kosovës dhe FSK-së në rrugën drejt integrimit në NATO.

Në fund dy Gjeneralët u dakorduan se partneriteti ndërmjet ushtrive tona është shumë i rëndësishëm për stabilitetin e regjionit, veçanarisht në ambientin e ndjeshëm aktual të sigurisë.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.