DYLON

Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka zhvilluar takime të rëndësishme në Washington DC dhe JRTC

Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka zhvilluar takime të rëndësishme në Washington DC dhe JRTC
Avatar photo Redaksia

Gjatë vizitës në ShBA, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, u takua në Pentagon me Gjenerallejtënant Joseph ‘JS’ McGee, Drejtor i Strategjisë, Planeve dhe Politikave në Shtabin e Përbashkët të Forcave Amerikane.

Gjenerallejtënant Jashari e informoi për arritjet e FSK-së, përfshirë pjesëmarrjen në UF DE25, trajnimet me ushtrinë amerikane dhe përgatitjet për dislokimin në JRTC, duke theksuar rëndësinë e arritjes së Kapaciteteve të Plota Operacionale. Ndërsa Gjenerallejtënant McGee e përgëzoi FSK-në për progresin, falënderoi për mikpritjen gjatë UF DE25, si dhe konfirmoi mbështetjen e Pentagonit për zhvillimin dhe bashkëpunimin në misione të përbashkëta paqeruajtëse.

EkoHigjiena

Në kuadër të kësaj vizite, Gjenerallejtënant Jashari u takua gjithashtu me Shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, Gjeneral Steven S. Nordhaus, dhe me Komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës në JRTC, Gjeneral Major Steven Osborn.

Gjatë takimeve, Komandanti i FSK-së prezantoi të arriturat e fundit të forcës dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen në procesin e trajnimeve dhe përgatitjeve për misionin e dislokimit. Gjeneral Nordhaus vlerësoi lartë profesionalizmin, përkushtimin dhe gatishmërinë e pjesëtarëve të FSK-së për bashkëdislokim.

Këto takime pasqyrojnë përparimin e qëndrueshëm të FSK-së drejt kapaciteteve të plota operacionale dhe theksojnë psrtneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në promovimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.