DYLON

Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka vizituar trupat e FSK-së në zonën e trajnimit të Joint Readiness Training Center (JRTC) në SHBA

Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka vizituar trupat e FSK-së në zonën e trajnimit të Joint Readiness Training Center (JRTC) në SHBA
Avatar photo Redaksia

Me rastin e Ditës së Vizitorëve të Shquar (DVDay), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari vizitoi personelin ushtarak të FSK-së, të cilët janë duke marrë pjesë në trajnimin për gatishmëri dhe dislokim në Qendrën e Trajnimit të Përbashkët të Gatishmërisë (JRTC), në Louisiana të ShBA-ve.

Me këtë rast Komandanti i FSK-së theksoi para pjesëtarëve se “kam nderin të ju drejtohem sot si Komandanti i FSK-së, ju dhe partnerëve të Gardës Kombëtare të Ajovës, me të cilët kemi krijuar një partneritet të fuqishëm, i ndërtuar për më shumë se një dekadë dhe që ka avancuar drejt trajnimeve të përbashkëta, duke kulmuar me përgatitjet për bashkë zbarkim në Lindjen e Mesme”.

EkoHigjiena

Komandanti i FSK-së theksoi rëndësinë e arritjes së synimit tonë të përbashkët, për krijimin e një force profesionale, të ndërveprueshme me aleatët dhe partnerët, si dhe e aftë për të kontribuar në misione paqeruajtëse. Sot ky synim është bërë realitet, falë përkushtimit të pjesëtarëve tonë dhe mbështetjes së palëkundur nga Garda Kombëtare e Ajovës, e udhëhequr nga Gjeneral Major Stephen Osborn.

Gjithashtu, Gjeneral Jashari falënderoi personelin e qendrës trajnuese të JRTC dhe të gjithë ata që e bënë të mundur realizimin e këtij procesi. Poashtu, shprehu mirënjohje të veçantë për pjesëtarët e FSK-së, që me përkushtim dhe profesionalizëm kanë treguar disiplinë dhe performancë të shkëlqyer duke përfaqësuar forcën tonë me dinjitet, në një ambient operacional shumëkombësh.

Gjeneral Jashari vlerësoi rëndësinë e pjesëmarrjes së FSK-së për herë të parë në një qendër trajnuese të këtij niveli, si një arritje e jashtëzakonshme e forcës. Ai i uroi suksese pjesëtarëve të FSK-së në misionin fisnik, si dhe shprehu gatishmërinë që si Komandant i FSK-së të ofrojë mbështetje të pa rezervë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.