DYLON

Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari është pritur nga komandanti i JRTC Gjeneral Brigade Jason A. Curl

Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari është pritur nga komandanti i JRTC Gjeneral Brigade Jason A. Curl
Avatar photo Redaksia

Me përmbylljen e vizitës në ShBA, Gjeneral Jashari ka takuar Komandantin e Qendrës së Trajnimit të Përbashkët për Gatishmëri (JRTC) në Ft Johnson të Louisiana, si dhe ka takuar pjesëtarët e rotacionit të trajnimit 25-08 për gatishmëri dhe dislokim.

Fillimisht Komandanti i kësaj qendre Gjeneral Brigade Curl e njoftoi Gjeneral Jasharin për performancën e dalluar të pjesëtarëve të FSK-së krahas trupave partnere amerikane, si dhe vlerësimet e larta nga stafi i kësaj qendre për trajnimit përgatitor për dislokim të këtij rotacioni.

EkoHigjiena

Ndërsa në anën tjetër Gjeneral Jashari e falenderoi Gjeneral Brigade Curl për mbështetjen e ofruar për trajnimin e trupave tonë dhe vlerësoi lartë nivelin e trajnimit që ofron kjo qendër.

Gjithashtu Gjeneral Jashari vizitoi edhe poligonet dhe hapësirat e ndryshme të trajnimeve, ku u njoh nga afër me mundësitë dhe kapacitetet që ofron kjo qendër në trajnimin dhe përgatitjen e trupave për gatishmëri dhe dislokim, njofton FSK. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.