DYLON

Komandanti i FSK-së gjatë qëndrimit zyrtar në ShBA, realizoi vizita të rëndësishme

Komandanti i FSK-së gjatë qëndrimit zyrtar në ShBA, realizoi vizita të rëndësishme
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të vizitës zyrtare në ShBA, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ishte i ftuar në organizimin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Ajova, ShBA. Me këtë rast takoi Sekretarin e Shtetit z. Paul Pate, kryetarët e qyteteve të Johnson dhe Norwalk, si dhe zyrtarë të ndryshëm të shtetit të Ajovës.

Gjeneral Jashari vlerësoi lartë bashkëpunimin dhe partneritetin, si dhe i falënderoi zyrtarët shtetëror për mbështetjen e pakursyer që po vazhdojnë të ofrojnë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

EkoHigjiena

Gjithashtu, në kuadër të agjendës zyrtare KOMFSK vizitoi edhe shtëpinë e veteranëve të ushtrisë së SHBA-ve për këtë shtet. Gjatë kësaj vizite, GLT Jashari u njoftua nga stafi i këtij institucioni me aktivitetet, procedurat dhe rolin e rëndësishëm në mbështetje të veteranëve.

Në fund të vizitës, GLT Jashari shprehu mirënjohje për të gjithë veteranët e ushtrisë së SHBA-së, të cilët kanë kontribuar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë nëpër botë, në veçanti atyre që kanë shërbyer në Kosovë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.