DYLON

Komandanti i FSK-së dekoron ushtarakët nga Garda Kombëtare e Ajovës

Komandanti i FSK-së dekoron ushtarakët nga Garda Kombëtare e Ajovës
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në shenjë mirënjohje për angazhimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillimin e kapaciteteve të mjekësisë ushtarake, dekoroi personelin mjekësor të Gardës Kombëtare të Ajovës.

Personeli i Gardës Kombëtare të Ajovës i ka ofruar mbështetje të vazhdueshme Regjimentit të Mjekësisë së FSK-së, përmes ofrimit të trajnimeve për personelin mjekësor, po ashtu edhe duke ofruar ekspertizë dhe mbështetje profesionale për Regjimentin e Mjekësisë. Ata kanë qenë gjithashtu thelbësor gjatë gjithë procesit të ngritjes se kapaciteteve mjekësore, deri në validimin e këtyre kapaciteteve për Role 1.

EkoHigjiena

Komandanti i FSK-së vlerësoi lartë kontributin dhe ndihmën që Garda Kombëtare të Ajovës kanë dhënë në funksion të ngritjes së kapaciteteve mjekësore në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Gjithashtu së bashku u dakorduan për bashkëpunim të mëtutjeshëm në zhvillim të mëtutjeshëm të këtyre kapaciteteve, njofton FSK.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.