DYLON

Komandanti i FSK-së dekoron me medalje ekipin që triumfoi me Medaljen e Artë në “Cambrian Patrol 2026”

Komandanti i FSK-së dekoron me medalje ekipin që triumfoi me Medaljen e Artë në “Cambrian Patrol 2026”
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim ekipin e FSK-së që përfaqësoi Republikën e Kosovës në garën prestigjioze ndërkombëtare ushtarake “Cambrian Patrol 2026”, ku arriti të fitojë Medaljen e Artë, duke shënuar një sukses të rëndësishëm për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Me këtë rast, Gjenerallejtënant Jashari përgëzoi pjesëtarët e ekipit për rezultatin e arritur, duke vlerësuar lart profesionalizmin, disiplinën, qëndrueshmërinë fizike dhe mendore, si dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të dëshmuar gjatë garës. Ai theksoi se ky sukses është rezultat i përgatitjes së vazhdueshme, punës ekipore dhe standardeve të larta profesionale të pjesëtarëve të FSK-së.

EkoHigjiena

Në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për këtë arritje, Komandanti i FSK-së dekoroi pjesëtarët e ekipit me medalje për arritje të rezultateve të larta, duke theksuar se përfaqësimi dinjitoz në gara të tilla ndërkombëtare pasqyron përkushtimin dhe gatishmërinë e FSK-së për të përmbushur me sukses detyrat dhe misionin e saj.

Fitimi i Medaljes së Artë në “Cambrian Patrol 2026” përbën një dëshmi të rëndësishme të aftësive profesionale, përgatitjes dhe qëndrueshmërisë së pjesëtarëve të FSK-së, duke konfirmuar progresin e vazhdueshëm në ngritjen e kapaciteteve të saj.

Kjo arritje jo vetëm që nderon Forcën e Sigurisë së Kosovës, por njëkohësisht forcon imazhin dhe prestigjin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke dëshmuar se pjesëtarët e FSK-së janë të përgatitur për t`u përballur me çdo sfidë në aspektin profesional dhe janë të gatshëm t`i tejkalojnë këto sfida duke dëshmuar rezultat të lartë përkrah forcave ushtarake partnere dhe aleate. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.