DYLON

Komandanti i FSK-së, bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Komandanti i FSK-së, bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz
Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e aktiviteteve për të nderuar “Epopenë e UÇK-së” sot Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari së bashku me njësinë e Operacioneve Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Këto homazhe u bënë në nderim të 27 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dhe të gjithë të rënëve për liri. Kujtimi i ditëve të tilla dhe nderimi i të rënëve për liri është frymëzim për t’i shërbyer atdheut. /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.