DYLON

Komandanti i FSK-së Bashkim Jashari  ka pritur në takim Oficerin Komandues USS Pearl Harbor, Komandant Alban Dervishi

Komandanti i FSK-së Bashkim Jashari  ka pritur në takim Oficerin Komandues USS Pearl Harbor, Komandant Alban Dervishi
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në takim Oficerin Komandues të USS Pearl Harbor (LSD 52), Komandant Alban Dervishi.

Fillimisht, Gjeneral Jashari e uroi Komandantin Dervishi për sukseset e arritura në drejtimin e një anijeje kaq të rëndësishme të Forcave Detare të SHBA-së. Po ashtu, e informoi për zhvillimet më të fundit dhe arritjet e deritanishme të FSK-së, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë dhe shumë të suksesshëm me Forcat e Armatosura të SHBA-së. Në veçanti, theksoi partneritetin me Gardën Kombëtare të Ajovës, duke vlerësuar lart rolin dhe mbështetjen e partnerëve amerikanë në forcimin dhe avancimin e FSK-së.

EkoHigjiena

Në anën tjetër, Komandant Dervishi vlerësoi lartë lidershipin e Gjeneral Jasharit dhe e përgëzoi për arritjet e FSK-së në zhvillimin e kapaciteteve operacionale, posaçërisht për mbështetjen në avancimin e burimeve njerëzore të forcës dhe zhvillimin e karrierës ushtarake për të gjithë personelin e forcës.

Në fund, Komandanti i FSK-së, Gjeneral Jashari e falënderoi Komandant Dervishin për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe u pajtuan në vazhdimin e shkëmbimit të përvojave ndërmjet forcave tona, si një pjesë e rëndësishme e avancimit të ndërveprueshmërisë.

Gjithashtu, Komandant Alban Dervishi realizoi edhe një vizitë dhe bashkëbisedim me kadetët e Qendrës për Studime Universitare të FSK-së, me të cilët ndau përvojat e tij të lidershipit dhe karrierës ushtarake në Forcat Detare të SHBA-ve., njofton FSK.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.