DYLON

Komandanti i FSK Gjenerallejtënant Bashkim Jashari po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA

Komandanti i FSK Gjenerallejtënant Bashkim Jashari po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
Redaksia

Gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, delegacioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës i udhëhequr nga Komandanti gjenerallejtënant Bashkim Jashari, fillimisht mori pjesë në panairin vjetor të industrisë së mbrojtjes, “AUSA annual meeting & exposition” në Uashington D.C, forumin dhe panairin më të madh me mbi 700 ekspozues nga fusha e industrisë së mbrojtjes, dhe me përfaqësim nga mbi 100 shtete. Kjo pjesëmarrje shërbeu për t’u njohur nga afër me teknologjitë më të fundit ushtarake me qëllim modernizimin dhe ngritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së.

Në kuadër të kësaj vizite, Komandanti i FSK-së qëndroj në Departamentin e Luftës së SHBA-së në Pentagon, ku zhvilloj takim të rëndësishëm me Zëvendësndihmës Sekretarin e Luftës për Luftë Jokonvencionale z. Colby C. Jenkins, ku u diskutuan çështje të rëndësishme të sigurisë dhe bashkëpunimit dypalësh në fushën e Operacioneve Speciale dhe në fusha tjera. Gjatë bashkëbisedimit u riafirmua mbështetja e plotë e Shteteve të Bashkuara për planin e tranzicionit të FSK-së, zhvillimin profesional të saj si dhe gatishmëria për të kontribuar në sigurinë globale.

EkoHigjiena

Gjithashtu, gjatë qëndrimit në ShBA, Gjeneral Jashari u takua edhe me delegacionin e Gardës Kombëtare të Ajovës të udhëhequr nga Gjeneral Brigade Charles H. Lampe, ku u diskutuan të arriturat e deritashme të bashkëpunimit midis FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës, si dhe planin e bashkëpunimit dy palësh për pesë vitet e ardhshme në mes të dy forcave tona. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.