DYLON

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës qëndroi për vizitë në SHBA

Komandanti i  Forcës së Sigurisë së Kosovës qëndroi për vizitë në SHBA
Avatar photo Redaksia

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, i shoqëruar nga ambasadorja e Republikës së Kosovës Vlora Çitaku, atasheu i Mbrojtjes në SHBA kolonel Ilir Qeriqi, atasheu i Mbrojtjes së SHBA-ve në Prishtinë koloneli Jeffrey H. Fisher si dhe nga komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës gjeneralmajor Timothy Orr, morën pjesë në ceremoninë e 25-vjetorit të Programit të Partneritetit Shtetëror (SPP) të Gardës Kombëtare të SHBA-ve, ku u prit nga gjeneral Joseph L. Lengyel, Komandant i Byrosë së Gardës Kombëtare në Kolegjin Kombëtar të Luftës, Universiteti i Mbrojtjes Kombëtare Ft McNair, Washington DC.

Gjeneral Rama e falënderoi Gjeneralin Lengyel për partneritetin e jashtëzakonshëm. Ai theksoi vizitën e fundit në Kosovë të mbi 100 qytetarëve të Ajovës nga sektorë të shumtë si: arsimi, bujqësia, biznesi i vogël, sporti, ushtria, siguria. Në veçanti e falënderoi për kontributin e zhvillimit të ushtrimit fushor “Shqiponja 6”.

Në kuadër të kësaj vizite, gjeneral Rama u takua me zyrtarët të lartë të Departamenti të Shtetit, Mr. Matt Palmer dhe me ndihmës asistenten e Sekretarit të Mbrojtjes Ms. Laura Copper me të cilët diskutoi mbi zhvillimet e fundit në FSK, sfidat e sigurisë ne rajon dhe procesin e tranzicionit të FSK-së në FAK. Gjeneral Rama i njoftoi me të arriturat e deritashme të FSK-së si një forcë e besueshme dhe gjithëpërfshirëse dhe i falënderoi për mbështetjen e deritashme.

EkoHigjiena

Gjeneral Rama po ashtu pati takim në Senat, ku u takua me Senatoren Joni Ernst nga Ajova. Me këtë rast biseduan lidhur me zgjerimin dhe dinamizmin e Partneritetit Ndërshtetëror. Gjithashtu Gjeneral Rama u takua me kongresmenin Mike Turner nga Komitetit për NATO, me të cilin pati mundësi diskutimi lidhur me hapat dhe proceset e mundshme për integrim në strukturat e sigurisë rajonale dhe euroatlantike, si dhe e njoftoi për bashkëpunimin e FSK-së me NATO-n.

Gjeneral Rama pati rastin dhe nderin të takonte të ftuarën e nderit për këtë mbrëmje, zonjën Dr. Heather Wilson, më ç ‘rast theksoi vlerën e partneritetit dhe aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mbështetur në orientime perëndimore dhe euroatlantike që ka Kosova.

Gjeneral Rama me Sekretaren e Forcave Ajrore biseduan edhe mbi mundësinë për të përmirësuar sigurinë kibernetike në Kosovë përmes mbështetjes së Forcave Ajrore, si zonë kryesore e misionit të Forcave Ajrore të SHBA-së. Në mënyrë të veçantë ai e falënderoi atë për mundësinë e përfshirjes së Kosovës për të konkurruar për herë të parë, për një vend (kadetë) në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së në vitin 2019.

Gjeneral Rama pati mundësinë të vizitonte edhe Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare, ku për herë të parë, duke filluar nga gushti i këtij viti, një pjesëtar i FSK-së dhe një anëtar i PK-së, do të marrin pjesë në këtë universitet. Ky bashkëpunim do të mundësojë zhvillimin profesional të mekanizmave të sigurisë në vend.

Po ashtu ai ka pasur edhe një vizitë të shkurtër në Akademinë e Trajnimit të Shërbimit të Emergjencave të Uashingtonit.

Komandanti i FSK-së gjatë qëndrimit në SHBA u intervistua nga Zëri i Amerikës, mediat e Gardës Kombëtare dhe nga gazetarja e NBC.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.