DYLON

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës priti në vizitë Shefin e Mbrojtjes së Gjermanisë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës priti në vizitë Shefin e Mbrojtjes së Gjermanisë
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me nderime të larta ushtarake ka pritur në vizitë zyrtare Shefin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Gjeneral Carsten Breuer.

Gjatë takimit të përbashkët, Komandanti i FSK-së i uroi mirëseardhje Gjeneral Breuerit dhe e njoftoi për zhvillimet dhe të arriturat e fundit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke theksuar fushat e bashkëpunimit bilateral dhe aktivitetet e përbashkëta. Gjeneral Breuer, nga ana e tij, e përgëzoi Gjeneral Jasharin për sukseset dhe profesionalizmin e treguar nga FSK-ja, duke vlerësuar rolin e saj në garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm. Njëkohësisht ofroi vazhdimin e mbështetjes së forcave gjermane për FSK-në në përputhje me objektivat e saj.

EkoHigjiena

Në fokus të bisedës ishte edhe thellimi i bashkëpunimit konkret në fusha kyçe të sigurisë dhe mbrojtjes, duke përfshirë arsimimin dhe trajnimin e pjesëtarëve të FSK-së në institucionet ushtarake gjermane, si dhe organizimin e trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta në të ardhmen. Gjithashtu, u diskutua situata aktuale e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, duke ndarë mendime dhe vlerësime mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes afatgjate në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

Vizita e Gjeneral Breuer paraqet një moment të rëndësishëm për FSK-në, duke përforcuar partneritetin strategjik me Gjermaninë dhe mbështetjen e saj për zhvillimin e mëtejshëm të Forcës sonë, thuhet në njoftim. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.