DYLON

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës priti në takim Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës priti në takim Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur sot në takim Presidentin e Federatës se Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi. Fillimisht KOMFSK i uroi mirëseardhje Presidentit të FFK-së dhe në të njëjtën kohë e falënderoi për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe FFK-së, bazuar në memorandumin në fuqi, ku u vlerësua lartë performanca përbashkëta e treguar nga pjesëmarrësit gjatë aktivitetet sportive të realizuara.

Gjithashtu, Gjeneral Jashari dhe z. Ademi diskutuan edhe për rëndësinë e aktiviteteve sportive në kuadër të Forcës, si një prej shtyllave kryesore të përgatitjes fizike dhe morale. Për më tepër, u vlerësua që mbështetja reciproke dhe thellimi i bashkëpunimit në gara të ndryshme, do të ishin në dobi të përbashkët të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Federatës se Futbollit të Kosovës.

EkoHigjiena

Në fund të dy palët u pajtuan për një bashkëpunim te vazhdueshëm edhe në të ardhmen. /2LONLINE/