DYLON

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës priti në takim Këshilltarin e Mbrojtjes dhe Ud. e Atasheut të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës priti në takim Këshilltarin e Mbrojtjes dhe Ud. e Atasheut të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar
Avatar photo Redaksia

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim lamtumirës Këshilltarin e Mbrojtjes për FSK-në dhe Ud. Atasheut të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nënkolonel Mike Butler.

Fillimisht Gjeneral Jashari falënderoi Nënkolonel Butler për shërbimin e tij të deri tanishëm në të dyja detyrat që ka ushtruar gjatë kësaj kohe, duke vlerësuar lartë bashkëpunimin dhe shprehur mirënjohje për përkushtimin e tij.

EkoHigjiena

Gjithashtu, KOMFSK diskutoi për objektivat e tij lidhur me zhvillimin e Forcës, si dhe planet bilaterale me Mbretërinë e Bashkuar, të cilat përfshijnë trajnimet, stërvitjet, pajisjet dhe aktivitetet tjera të përbashkëta.

Në anën tjetër, Nënkolonel Butler përgëzoi Gjeneral Jasharin për avancimin e FSK-së dhe për profesionalizmin e lartë të personelit të FSK-së, që janë duke e shfaqur në aktivitetet të ndryshme. Gjithashtu, e falenderoi për mbështetjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer, gjatë kësaj periudhe.

Në fund palët u pajtuan në avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës se Kosovës, me fokus kryesor në fushat e zhvillimit të aftësive dhe kapaciteteve ushtarake të FSK-së, në funksion të përmbushjes së misionit të saj.

Për përkushtimin dhe kontributin e tij gjatë shërbimit në Kosovë, KOMFSK e nderoi Nkol Butler me Medaljen “Shërbim Vetëmohues”, e cila ju ndahet personaliteteve për shërbim të vecantë në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.