DYLON

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës priti në takim Atasheun e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës priti në takim Atasheun e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim mirëseardhës Atasheun e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar të akredituar në Kosovë, Nënkolonel Denise McMahon.

Fillimisht Gjeneral Jashari uroi Nënkolonel McMahon për detyrën e atasheut të mbrojtjes dhe në të njëjtën kohe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

EkoHigjiena

Gjatë takimit, KOMFSK e njoftoi për të arriturat e deritanishme të FSK-së, si dhe diskutoi për objektivat e tij lidhur me zhvillimin e forcës, me fokus në planet bilaterale lidhur me trajnimet, stërvitjet, pajisjet dhe aktivitetet tjera të përbashkëta.

Në anën tjetër, Nënkolonel McMahon përgëzoi Gjeneral Jasharin për zhvillimin e madh të FSK-së dhe për profesionalizmin e lartë të personelit të FSK-së dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin dhe afirmimin e bashkëpunimit ndërmjet Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në fund të dy palët u pajtuan që marrëdhëniet bilaterale të zhvillohen edhe më tutje, me fokus kryesor në fushat e zhvillimit të kapaciteteve ushtarake të FSK-së në funksion të përmbushjes së misionit të saj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.