DYLON

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës priti në takim Atasheun britanik të Mbrojtjes në Kosovë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës priti në takim Atasheun britanik të Mbrojtjes në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim lamtumirës Atasheun e mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Nënkolonel Edward John Green.

Fillimisht Gjeneral Jashari falënderoi Nënkolonelin Green për shërbimin e tij të deri tanishëm si atashe i mbrojtjes, duke vlerësuar lartë bashkëpunimin dhe shprehur mirënjohje për punën e tij.

EkoHigjiena

Gjithashtu, KOMFSK diskutoi për objektivat e tij lidhur me zhvillimin e Forcës, si dhe planet bilaterale lidhur me trajnimet, stërvitjet, pajisjet dhe aktivitetet tjera të përbashkëta. Në anën tjetër, Nënkolonel Green përgëzoi Gjeneral Jasharin për zhvillimin e madh të FSK-së dhe për profesionalizmin e lartë të personelit të FSK-së, që janë duke e shfaqur në aktivitetet e përbashkëta.

Në fund të dy palët u pajtuan që marrëdhëniet bilaterale të zhvillohen edhe më tutje, me fokus kryesor në fushat e zhvillimit të kapaciteteve ushtarake të FSK-së në funksion të përmbushjes së misionit të saj.

KOMFSK i ndau mirënjohje Nënkolonelin Green, për punën dhe kontributin e tij gjatë shërbimit si Atashe i Mbrojtjes së Britanisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.