DYLON
“SAHA Expo 2026”

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës po merrë pjesë në Panairin “SAHA Expo 2026”

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës po merrë pjesë në Panairin “SAHA Expo 2026”
Avatar photo Redaksia
SAHA EXPO 2026 është një platformë kyçe për forcimin e bashkëpunimit me partnerët, ku pjesëmarrja e FSK-së ndihmon në zhvillimin e aftësive tona moderne në përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i shoqëruar nga delegacioni i FSK-së, po merr pjesë në panairin “SAHA Expo 2026” në Stamboll, në një ndër ngjarjet më të rëndësishme në industrinë e mbrojtjes.

Fillimisht, Gjeneral Jashari mori pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes, ku u takua me drejtuesit e Mbrojtjes dhe të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë. Gjatë këtij takimi, ai prezantoi objektivat e tij për zhvillimin e Forcës dhe diskutoi planet dypalëshe që lidhen me trajnimet, stërvitjet, pajisjet dhe aktivitetet e tjera të përbashkëta.

EkoHigjiena

Gjatë këtij organizimi, GLT Jashari ndoqi nga afër zhvillimet teknologjike në industrinë e mbrojtjes, në përputhje me objektivat për modernizimin e kapaciteteve tona. Delegacioni zhvilloi gjithashtu takime me prodhues të ndryshëm, me fokus në forcimin e kapaciteteve ushtarake të FSK-së për përmbushjen e misionit të saj.

SAHA EXPO 2026 është një platformë kyçe për forcimin e bashkëpunimit me partnerët, ku pjesëmarrja e FSK-së ndihmon në zhvillimin e aftësive tona moderne në përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.