DYLON

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës mirëpret në takim këshilltarët ushtarak britanik

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës mirëpret në takim këshilltarët ushtarak britanik
Avatar photo Redaksia

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim lamtumirës / njoftues, këshilltarët ushtarak Britanik, Nënkolonel John Hunter dhe Nënkolonel Mike Butler.

Fillimisht Gjeneral Jashari falënderoi Nënkolonelin Hunter për shërbimin e tij të deri tanishëm si këshilltar ushtarak, duke vlerësuar dhe shprehur mirënjohje të lartë për punën e tij. Gjithashtu i shprehu mirëseardhje dhe i uroi për detyrën e re si këshilltar ushtarak NKOL Butler.

EkoHigjiena

KOMFSK diskutoi për objektivat e tij lidhur me zhvillimin e Forcës si dhe planet bilaterale lidhur me trajnimet, stërvitjet, pajisjet dhe aktivitetet tjera të përbashkëta. Ndërsa NKOL Hunter përgëzoi Gjeneral Jasharin për zhvillimin e madh të FSK-së dhe për profesionalizmin e lartë të personelit të FSK-së.

Në fund të dy palët u pajtuan që marrëdhëniet bilaterale të zhvillohen edhe më tutje duke u fokusuar në fushat e zhvillimit të kapaciteteve ushtarake të FSK-së në funksion të përmbushjes së misionit të saj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.