DYLON

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim lamtumirës atashetë e SHBA-së

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim lamtumirës atashetë e SHBA-së
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim lamtumirës atasheun e mbrojtjes së SHBA-së Kolonelin Ashley J. Berg të cilin e falenderoi për angazhimin e tij në ngritjen e bashkëpunimit bilateral në mes të FSK-së dhe ushtrisë së SHBA-së, si dhe vlerësoi lartë angazhimin e tij në ofrimin e mbështetjes së SHBA-së në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së drejt arritjes së kapaciteteve të plota operacionale.

Poashtu më herët Gjeneral Jashari ka pritur në takim lamtumirës edhe atasheun ushtarak të SHBA-së Nënkolonelin Jonathan Shaw të cilin e ka falënderuar për angazhimin e tij në ngritjen profesionale dhe avancimin e kapaciteteve të FSK-së.

EkoHigjiena

Më pas Gjenerallejtënant Jashari u ka ndarë medaljen “shërbim vetëmohues” të dy atasheve për kontributin e dhënë dhe angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm në mbështetje të FSK-së gjatë shërbimit si atashe të SHBA-së në Republikën e Kosovës.

Në fund të takimit, GLT Jashari uroj atashetë e ri të SHBA-së për pranimin e detyrave me të cilët do të vazhdoj bashkëpunimi profesional me interes të ndërsjellë, njofton FSK. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.