DYLON

Komandanti i FSK-së, po merr pjesë në Konferencën “SHBA-Karta e Adriatikut A-5”

Komandanti i FSK-së, po merr pjesë në Konferencën “SHBA-Karta e Adriatikut A-5”
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama po merr pjesë në Konferencën e 21-të të shefave të shtabeve të ushtrive të vendeve pjesëmarrëse “SHBA-Karta e Adriatikut A-5”, e cila po mbahet në Shkup të Maqedonisë.

Temë kryesore e Konferencës është “Zgjerimi i bashkëpunimit midis anëtarëve të Kartës së Shteteve të Bashkuara dhe Adriatikut (A-5) për integrimin e plotë në NATO dhe kontributi në sigurinë e Aleancës”.

Punimet e Konferencës i hapi mikpritësi i takimit, shefi i Shtabit të Ushtrisë së Maqedonisë gjeneralkolonel Metodije Veliqkovski, kurse në cilësinë e komandantit suprem të vendit mikpritës, me një fjalë rasti iu drejtua pjesëmarrësve edhe presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov.

EkoHigjiena

Shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve pjesëmarrëse në takimin e 21-të “SHBA-Karta e Adriatik A- 5”, nënshkruan sot një deklaratë të përbashkët, që konfirmon vendosmërinë e fortë për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet dhe për të zgjeruar dhe thelluar fushat e bashkëpunimit ushtarak, me qëllim të mbështetjes dhe forcimit të sigurisë rajonale.

Në Konferencë po mere pjesë edhe zëvendëskomandanti i Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropën, gjenerallejtënant Timoti Rej (Timothy Ray) si dhe komandantët e Gardave Nacionale të Shteteve të SHBA-ve, që janë partnere të vendeve pjesëmarrëse të Kartës së Adriatikut A-5.

Në këtë konferencë Kosova, Sllovenia dhe Serbia kanë statusin e vendeve vëzhguese në grup. Në rastin e Kosovës dhe FSK-së është komandanti Gardës Kombëtare të Ajovës gjeneralmajor Timoti Orr. Punimet e kësaj konference, të nisura më 8 nëntor, pritet të përfundojnë më 10 nëntor 2017.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.