DYLON

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama priti në takim anëtarin e Kongresit amerikan Steve King

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama priti në takim anëtarin e Kongresit amerikan Steve King
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama priti në takim në Ministrinë për FSK, anëtarin e Kongresit të SHBA-ve, republikanin nga Ajova, Steve King.

Në takimin e përbashkët të gjeneral Ramës dhe kongresistit King u bisedua për marrëdhëniet e mira ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës, bashkëpunimin e mirë ndërshtetëror në mes të Kosovës dhe Ajovës dhe në veçanti për bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës dhe Ushtrisë amerikane në përgjithësi.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, e njoftoi kongresistin King për zhvillimin dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe për progresin e saj në aspektin e nderveprueshmerisë me të gjithë partnerët, sipas standardeve të NATO-s.

EkoHigjiena

Gjithashtu, gjeneral Rama e njoftoi anëtarin e Kongresit Steve King edhe mbi planet strategjike për zhvillimin e Forcës së Kosovës, konkretisht mbi synimin e shtetit të Kosovës që FSK-ja të transformohet në Forcë të Armatosur, me mision dhe detyra të mbrojtjes së vendit.

Gjeneral Rama e siguroi kongresistin King se FSK-ja i ka bërë të gjitha përgatitjet, është plotësisht e gatshme për transformim, dhe pret vendimmarrjen politike të institucioneve më të larta të shtetit. Gjithashtu, gjeneral Rama ritheksoi qe i gjithë procesi i transformimi do të jetë transparent dhe në koordinim me partnerët strategjikë të Republikës së Kosovës.

Nga ana e tij, kongresisti amerikan Steve King shprehu gatishmërinë e SHBA-së për ta vazhduar bashkëpunimin e plotë dhe të përkushtuar për Kosovën, me theks të veçantë për zhvillimin dhe avancimin e FSK-së si institucion për të cilin populli i Kosovës ka investuar shumë.

Gjithashtu, kongresisti King shprehu përkushtimin për të lobuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Ajovës dhe Kosovës në të gjitha fushat me interes të përbashkët.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.