DYLON

Komandant Katana me vizionin dhe vendosmërinë e tij të hekurt ishte një udhëheqës që i dha gjithçka atdheut

Komandant Katana me vizionin dhe vendosmërinë e tij të hekurt ishte një udhëheqës që i dha gjithçka atdheut
Avatar photo Redaksia

“Në përvjetorin e rënies heroike të komandantit Agim Ramadani, bëmë homazhe para bustit të tij, duke nderuar sakrificën dhe guximin e jashtëzakonshëm që ai dha për lirinë e Kosovës”, ka thënë Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit.

Ai shtoi se Komandant Katana, me vizionin dhe vendosmërinë e tij të hekurt, ishte një udhëheqës që i dha gjithçka atdheut, duke u bërë një figurë që do të mbetet përherë në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve.

EkoHigjiena

Kryetari Hyseni tha se Liria dhe pavarësia që gëzojmë sot janë rezultat i sakrificës së tij të paçmueshme. Emri i tij do të mbetet i gjallë përjetësisht në Gjilan dhe të gjithë Kosovën, duke simbolizuar luftën dhe flijimin për atdheun.

“Lavdi e përjetshme për komandantin Agim Ramadani dhe të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës”, ka thënë, kryetari i Gjilanit, alban Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.