DYLON

Komanda e Logjistikës ka realizuar garën ekipore “Forca 2023”

Komanda e Logjistikës ka realizuar garën ekipore “Forca 2023”
Avatar photo Redaksia

Në ambientet e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, Komanda e Logjistikës me njësit e saj ka realizuar garë ekipore “Forca 2023”, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës.

Qëllimi i garës ishte ngritja e motivit, vullnetit dhe frymës ekipore tek komponenti i nënoficerëve dhe ushtarëve në kuadër të Komandës së Logjistikës.

EkoHigjiena

Garuesit patën mundësin të shfaqin shkathtësitë e tyre në shumë disiplina individuale dhe kolektive, duke treguar kështu frymën ekipore dhe shkathtësitë individuale, garuesit kanë treguar guxim, motiv dhe disiplinë në të gjitha sfidat e garës.

Rezultati i garës ka qenë një tregues i mirë i gjendjes fizike, motivit dhe vullnetit të pjesëtarëve të Komandës së Logjistikës duke treguar kështu disiplinë dhe guxim, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.