DYLON

Komanda e Forcave Tokësore realizon ushtrimin fushor “Flaka”

Komanda e Forcave Tokësore realizon ushtrimin fushor “Flaka”
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të planifikimit vjetor Regjimenti i dytë i këmbësorisë (R2K) i Komandës së Forcave Tokësore (KFT) ka realizuar ushtrimin fushor ‘’Flaka’’ në Aeroportin e Gjakovës dhe poligonin e stërvitjes në Babaj të Bokës.

Në këtë ushtrim është bërë validimi i togjeve të kompanive të Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë me qëllim të testimit të kapaciteteve të këmbësorisë, fokusuar në operacione sulmuese, mbrojtëse dhe operacione të stabilitetit.

EkoHigjiena

Qëllimi i ushtrimit është ngritja e kapaciteteve dhe përformancës taktike dhe fizike në nivel të togjeve dhe kompanive për të qenë sa më të përgatitur profesionalisht në përmbushjen e misionit të regjimentit, njofton FSK.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.