Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes ka realizuar kursin “Udhëheqës i Poligonit dhe Mbikëqyrës i Vijës së Zjarrit”
Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka realizuar kursin “Udhëheqës i Poligonit dhe Mbikëqyrës i Vijës së Zjarrit”, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Ky kurs ka qëllim përgatitjen profesionale të pjesëtarëve për udhëheqjen e poligoneve dhe mbikëqyrjen e vijave të zjarrit, duke siguruar zbatim të procedurave standarde, siguri dhe efikasitet gjatë realizimit të qitjeve dhe trajnimeve.
Ky trajnim kontribuon në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe rritjen e gatishmërisë së pjesëtarëve për realizimin e sigurt dhe efektiv të aktiviteteve stërvitore në poligonet e stervitjes.
Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes do të vazhdojë angazhimin në zhvillimin e trajnimeve profesionale, me qëllim rritjen e profesionalizmit dhe gatishmërisë në përmbushjen e detyrave ushtarake, thuhet në njoftimin e FSK-së. /2LONLINE/
