DYLON

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes ka realizuar Kursin e Avancuar për Snajper

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes ka realizuar Kursin e Avancuar për Snajper
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të zhvillimit dhe avancimit të kapaciteteve profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, është realizuar Kursi i Avancuar për Snajper, me fokus në aftësimin dhe përgatitjen e pjesëtarëve për realizimin e detyrave të vëzhgimit, zbulimit dhe mbledhjen e informacioneve në zona me rrezikshmëri të lartë.

Gjatë kursit, pjesëmarrësit janë trajnuar dhe vlerësuar në fusha të ndryshme profesionale, përfshirë: organizimin dhe planifikimin e misionit, kalkulimin dhe realizimin e qitjeve, përdorimin e sistemeve të precizionit SIG Sauer, aftësitë fushore, përfshirë kamuflimin, fshehjen dhe lëvizjen, teknikat e përndjekjes dhe vëzhgimit (Stalking), identifikimin dhe angazhimin e caqeve sipas prioriteteve të përcaktuara në mision etj.

EkoHigjiena

Përmes trajnimeve të avancuara, FSK vazhdon të investojë në rritjen e profesionalizmit, disiplinës dhe kapaciteteve operacionale të pjesëtarëve të saj, në funksion të përmbushjes së misionit dhe standardeve të kërkuara profesionale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.