DYLON
Forca e Sigurisë së Kosovës

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes ka përfunduar me sukses “Kursin Bazë për Snajper” dhe “Kursin e Liderit Luftarak”

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes ka përfunduar me sukses “Kursin Bazë për Snajper” dhe “Kursin e Liderit Luftarak”
Avatar photo Redaksia
Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), ka përfunduar me sukses “Kursin Bazë për Snajper” dhe “Kursin e Liderit Luftarak”

Kursi Bazë për Snajper u realizua nga Qendra e Stërvitjës Profesionale, ky kurs profesional u realizua me qëllim të ngritjes së kapaciteteve taktike operacionale të pjesëtarëve të FSK-së, duke u trajnuar për qitje precize nga distanca të largëta dhe me kalibre të ndryshme.

Ndërsa, Kursi i Liderit Luftarak u realizua nga Shkolla e nënoficerëve ku gjatë kursit, pjesëmarrësit kaluan trajnim intensiv në fushat e udhëheqjes ushtarake, planifikimit operacional, komunikimit, vendimmarrjes dhe zbatimit të procedurave taktike në terren.

EkoHigjiena

Përmes ligjëratave profesionale dhe ushtrimeve praktike, kursantët demonstruan disiplinë, përkushtim dhe nivel të lartë profesionalizmi, njofton FSK. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.