DYLON

Kolonelja nga Policia e Kosovës pjesëmarrësja e parë ndërkombëtare në kursin për lidership të Departamentit të Sigurisë Kombëtare të ShBA-së

Kolonelja nga Policia e Kosovës pjesëmarrësja e parë ndërkombëtare në kursin për lidership të Departamentit të Sigurisë Kombëtare të ShBA-së
Avatar photo Redaksia

Kolonelja nga Policia e Kosovës pjesëmarrësja e parë ndërkombëtare në kursin për lidership të Departamentit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Kolonelja e Policisë së Kosovës Afërdita Mikullovci-drejtor i Drejtorisë Rajonale Policore –Mitrovicë Jug, mori pjesë në sesionin e 16-të të kursit të udhëheqjes/lidershipit së Departamentit të Sigurisë Kombëtare në Glynco, Georgia (Shtetet e Bashkuara të Amerikës). Kursi i lidershipit i mbajtur nga 24 prill deri 4 maj 2023, ku pjesëmarrës ishin 27 udhëheqës/drejtues të policisë shtetërore, lokale dhe të qarkut të Shteteve të Bashkuara dhe Kolonel MIkullovci si delegatja/pjesëmarrësja e parë ndërkombëtare.

EkoHigjiena

Pjesëmarrja e Kolonel Mikullovcit u bë e mundur përmes bashkëpunimit dhe financimit të përbashkët nga Departamenti i Drejtësisë, Programit Ndërkombëtar për Asistencë dhe Trajnim për Hetimet Penale (DOJ-ICITAP) dhe Qendra Federale e Trajnimit për Zbatimin e Ligjit (FLETC). Kolonel Mikullovci ishte përzgjedhur nga kandidatët e nominuar të ICITAP në mbarë botën.

Kolonel Mikullovci theksoi se ndihet e privilegjuar për mundësinë e dhënë dhe është krenare për pjesëmarrjen e Policisë se Kosovës në këtë trajnim si pjesëmarrësja e parë ndërkombëtare. Shkëmbimi i përvojave edhe njohuritë e fituara në këtë kurs, ashtu siç mund të them është edhe motoja/mantra e kursit të “Lead by Heart- Udhëheq nga zemra ” do të thotë të vendosësh njerëzit në radhë të parë, t’i shërbesh komunitetit dhe të shërbesh me përkushtim për vendin dhe qytetarët.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara, si partner strategjik dhe i përhershëm i Policisë së Kosovës, në vazhdimësi përkrah Policinë e Kosovës në ngritjen e kapaciteteve si dhe avancimin e stafit te PK-së me trajnime të avancuara në qendrat më të njohura të sigurisë në Shtetet e Bashkuara dhe nga instruktor me eksperiencë të gjatë në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.