DYLON

Kolonel Rukiqi mirëpret në takim pune Kolonelin Sargeant

Kolonel Rukiqi mirëpret në takim pune Kolonelin Sargeant
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan, Kolonel Agron Rukiqi, së bashku me stafin e tij, sot, në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, ka pritur në takim pune Kolonel Sam Sargeant, Komandant i Komandës Rajonale-Lindje, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë këtij takimi u trajtuan çështje me rëndësi të veçantë që lidhen me situatën e përgjithshme të sigurisë, koordinimin operacional, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe avancimin e partneritetit ndërmjet Drejtorisë Rajonale të Policisë dhe KFOR-it.

EkoHigjiena

Në kuadër të vlerësimeve zyrtare, të dyja palët konstatuan se situata e sigurisë në rajon paraqitet e qetë dhe stabile. Të dyja palët riafirmuan përkushtimin e tyre për bashkëpunim të mëtejmë dhe koordinim të vazhdueshëm në funksion të ruajtjes së rendit, sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Drejtori Rajonal shprehu mirënjohjen e tij ndaj Kolonel Sergeant dhe stafit të tij për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të KFOR-it ndaj Policisë së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.