DYLON

Kolonel Bekim Zejnullahu pranon detyrën si atashe i Mbrojtjes jo rezident në Slloveni

Kolonel Bekim Zejnullahu pranon detyrën si atashe i Mbrojtjes jo rezident në Slloveni
Avatar photo Redaksia

Koloneli i FSK-së, Bekim Zejnullahu ka pranuar zyrtarisht detyrën si atashe i Mbrojtjes jo rezident i Republikës së Kosovës në Republikën e Sllovenisë.

Gjatë qëndrimit të tij në Lubjanë, kolonel Zejnullahu është pritur në një takim zyrtar nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Slloveni, Valdet Sadiku, ku u diskutua për fushat prioritare të bashkëpunimit në kuadër të misionit diplomatik të atasheut të mbrojtjes.

EkoHigjiena

Po ashtu, koloneli Zejnullahu ka zhvilluar vizitat e para zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes së Sllovenisë dhe në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Sllovenisë, ku ka realizuar takime konstruktive mbi intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes ndërmjet dy shteteve mike.

Kolonel Zejnullahu është atashe rezident në Republikën Federale të Gjermanisë dhe prej atje mbulon edhe Republikën e Sllovenisë.

Akreditimi i Atasheut të ri të Mbrojtjes shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve bilaterale Kosovë–Slloveni, dhe në përforcimin e pranisë institucionale të Republikës së Kosovës në fushën e mbrojtjes jashtë vendit.

Ministria e Mbrojtjes shpreh gjithashtu mirënjohje për punën dhe kontributin profesional të dhënë nga atasheu i parë i Mbrojtjes në Slloveni, nënkolonel Besim Gashi, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në vendosjen dhe konsolidimin e bashkëpunimit të deritanishëm. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.