DYLON

Kolonë e gjatë në pikën kufitare Morinë (Foto)

Avatar photo Redaksia

Kolonë e gjatë e automjeteve sot në pikën kufitare Kosovë – Shqipëri, në Morinë. Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Avni Arifi, ka postuar në profilin e tij në “Facebook” dy foto dhe ka kritikuar dy qeveritë, të Kosovës dhe Shqipërisë. “Çfarë ironie! Se edhe në Shqipëri edhe në Kosovë qeveriset nga komunistët mund të shihet në Morinë sot. Kolona 10 km kurse trupat kufitare të dy shteteve kontrollojnë çdo veturë. S’kanë faj! Çdo veturë dhe çdo individ mund të jetë armik i brendshëm. Shpirti i Stalinit në Evropë jeton vetëm te qeveritë shqiptare”, ka shkruar Arifi.

EkoHigjiena