DYLON

Kolegji Mbretëror i Mjekëve të Përgjithshëm i Britanisë së Madhe ri-akrediton Programin Specialistik të Mjekësisë Familjare

Avatar photo Redaksia

Qendra për Zhvillimin e Mjekësisë Familjare në Kosovë (QZHMFK) ka marrë dje konfirmimin formal për Certifikimin e Ri- akreditimit Ndërkombëtar 3 vjeçar të Programit të Shkollimit Specialistik të Mjekësisë Familjare nga Kolegji Mbretëror i Mjekëve të Përgjithshëm të Britanisë së Madhe (Royal College of General Practioners-RCGP), program ky që udhëhiqet nga Ministria e Shëndetësisë.

Konfirmimi ka ardhur nga Profesori Rich Withnall, kryesues i Panelit Akreditues Ndërkombëtar të Kolegjit Mbretëror të Mjekëve të Përgjithshëm të Britanisë së Madhe (MRCGP-INT), i cili përmes një shkrese zyrtare ka njoftuar drejtuesit e QZHMF-së se MRCGP-INT ka ri-akredituar për tre vjetët e ardhshme Programin Specialistik të Mjekësisë Familjare të Kosovës, program ky që udhëhiqet nga Ministria e Shëndetësisë.

EkoHigjiena

Ky ri-akreditim konfirmon që QZHMFK ka arritur të zhvilloj Programin specialistik nga Mjekësia Familjare në pajtim me standardet ndërkombëtare që janë monitoruar dhe vlerësuar formalisht edhe nga ekspertët akreditues nga Britania e Madhe.
Ky rrugëtim ka filluar që më 1999 duke qenë iniciativë tërësisht lokale e mbështetur më pas nga miqtë ndërkombëtarë sikurse OBSH, DFID, etj., dhe më vonë nga Lux- Development, përderisa ky sukses madhor i këtij Programi dhe shëndetësisë kosovare, është rezultat i punës dhe angazhimit të jashtëzakonshëm për vite të tëra, në radhë të parë i trajnuesve në Mjekësi Familjare, të cilët dëshmuan profesionalizëm të lartë dhe bashkëpunim të ngushtë me ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë.
Kjo e arritur e jashtëzakonshme do të jetë faktor motivues për profesionistët kosovarë në Kujdesin Parësor Shëndetësor dhe më gjerë, përderisa Programi i shkollimit specialistik në Mjekësi Familjare do të shërbejë si udhërrëfyes për reformimin e të gjitha programeve të tjera të shkollimit specialistik në Republikën e Kosovës.

Do jenë ndërkaq, qytetarët kosovarë përfituesit më të mëdhenj, duke pasuar parasysh refleksionet në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, sidomos në Kujdesin Parësor Shëndetësor, që është qëllimi kryesor i politikave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Akreditimi i parë i këtij programi ka ndodhur në maj të vitit të kaluar dhe ka qenë për periudhën një vjeçare.
Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar që në vazhdimësi të punoj në ngritjen e nivelit të performancës së punonjësve Shëndetësor, sipas standardeve të pranuara ndërkombëtare.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.