DYLON

Kokteji i etnopsikologjive të largëta

Kokteji i etnopsikologjive të largëta
Avatar photo Redaksia

(Për romanin “Mos e harro Japoninë, Suzanë” të Aziz Mustafës)

NGA: Ridvan BUNJAKU

Autori e nis rrëfimin me një dramë të rëndë që ia kërcënon jetën krye-personazhit. Leonardi shqiptar është mjek specialist që ka lidhje të ndikimit edhe deri në mjekësinë e përparuar turke por kjo natyrisht nuk është mbi caktimin e Zotit: nganjëherë njeriut i vjen sëmundje e pashërueshme, edhe kur ai është mjek – një mit i thyer në psikikën e lexuesit.

EkoHigjiena

Përmes ditarëve të tre njerëzve, autori na e sjell një koktej interesant të etno-psikologjive holandeze, turke dhe shqiptare. Pra e kemi Perëndimin, Lindjen e Afërt dhe Ballkanin ku miksohen të gjitha nga pak, që takohen në Lindjen e Largët, te skaji i botës në Japoni. Dhe tema e takimit është kënga Suzana e Leonardit kanadez.

Në një shkallë më të vogël të distancës gjeografike autori e tregon kompleksitetin e njeriut të rritur në Kosovë me prindin në mërgim, e shkollimin në Shqipëri e Kroaci, të motivuar nga amaneti i babës, e jo nga prirjet e tij natyrore.

Me pak fjalë, autori e tregon një mënyrë se si jeta na e përplas fytyrës realitetin që shpesh i kontraston ashpër ëndrrat dhe dëshirat e optimizmit naiv rinor.

Stili i rrëfimit është i këndshëm, me pjesë të ndara shkurt që të japin mundësi të pauzosh sipas nevojës. Po ashtu, libri është i pajisur me informacion të shumtë interesant dhe definitivisht ia vlen të lexohet./2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.