KOK mbështet vendimet e KON për Lojërat Olimpike

KOK mbështet vendimet e KON për Lojërat Olimpike

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, ka mbajtur sot video-konferencën me 50 Komitete Olimpike Kombëtare të Evropës, me të cilat ka diskutuar për gjendjen momentale pas përhapjes së koronavirusit Covid 19.

Në konferencën që zgjati rreth 90 minuta, Presidenti Bach ka kërkuar nga Komitetit Olimpike Kombëtare të inkurajojnë sportistët të përgatiten sa më mirë në rrethanat me përkufizime sociale dhe për të lëvizur, me shpresë se kjo situatë do të tejkalohet dhe Lojërat Olimpike Tokio 2020 do të fillojnë ashtu siç është planifikuar, më 24 korrik 2020.

Të gjitha Komitetet Olimpike Kombëtare, përfshirë edhe presidentin e KOK-ut, Besim Hasani, unanimisht mbështetën udhëzimet dhe principet e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Një ditë më parë, KON kishte mbajtur video-konferencë edhe me presidentët e Federatave Ndërkombëtare të Sporteve Olimpike Verore, derisa në komunikatën e lëshuar ishte thënë se nuk ka nevojë që tani të merren vendime drastike.

KOMENTE