DYLON

Koha që Jacobson t’i thotë edhe presidentes “mos e dh… punën”!

Avatar photo Redaksia

Faik KRASNIQI

(2L ONLINE) – PDK-ja vazhdon ta bllokojë krijimin e institucioneve, duke mos e thërritur seancën parlamentare, me arsyetimin që para se të shkojnë në Kuvend, të bëjnë marrëveshje me koalicionin LVAN, që edhe ajo të jetë pjesë e Qeverisë, apo më saktësisht kjo parti edhe pse është koalicion i pakicës, të votohet nga koalicioni i shumicës LVAN, në mënyrë që koalicioni i PDK-së ta marrë Qeverinë!

EkoHigjiena

Presidentja si Presidente, si zakonisht shah në veti, vazhdon me avazin e vjetër, duke bërë sehir! Me këtë bllokadë institucionale, tash kemi kapje të shtetit jo vetëm nga PDK-ja dhe Gjykata Kushtetuese, por edhe nga Presidenca!

Presidenta Atifete Jahjaga nuk duhet të presë në pafundësi zvarritjet e reja rreth konstituimit të Kuvendit! Nëse kryesuesja e Kuvendit Flora Brovina dhe deputetët nuk ndërmarrin ndonjë iniciativë, atëherë presidentja duhet të luajë rolin e vet sipas Kushtetutës!

Por nëse Presidentja Jahjaga në ditët në vazhdim nuk e thërret seancën e Kuvendit, atëherë i mbetet ambasadores amerikane Tracey Ann Jacobson, t’i thotë edhe asaj ”mos e dh… punën”! /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.